Publikohet video/ Autori vret vëllain dhe kunatën, largohet i qetë

Ky është momenti rrëqethës kur Arsen (Hamza) Muskurti futet në agjencinë e vëllait të tij për ta ekzekutuar së bashku me bashkëshorten e tij. Pamjet e siguruara nga gazetari Besar Bajraktaraj janë kapur nga kamerat e sigurisë.

38-vjeçari, siç mund të shihet, vjen duke ecur normalisht dhe në momentin që hap derën dallohet teksa nxjerr armën që e ka në brez, nga pas. Kalojnë pak çaste dhe ai del. Largohet qetësisht, ndonëse sapo i kishte marrë jetën vëllait dhe kunatës, Alban dhe Nora Muskurtit 44 dhe 33 vjeçe, prindër të 3 fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte në rrugicën Islam Alla, shumë pranë qendrës së Tiranës

Hetuesit thonë se ata kanë qenë prej kohësh në konflikte të vazhdueshme. Të njëjtat burime thanë se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë diskutimi mes dy vëllezërve për pronësinë e biznesit, agjenci udhëtimesh, të cilin e kishin drejtuar bashkë deri në vitin 2018.

Të Fundit