Vëllai vret vëllanë dhe kunatën për çështje pronësie, identifikohen viktimat

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku vëllai vrau vëllain dhe kunatën e tij në rrugën “Islam Alla”.

Policia thotë se viktimat janë identifikuar si Dritan Muskurti  44 vjeç dhe një gruaje e tij Nora Muskurti.

Autori i ngjarjes është identifikuar si Arsen Muskurti, njihej dhe me emrin Hamza Kastrati, i cili pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë kanë qenë konfliktet familjare mes dy vëllezërve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.  Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit