“Provokime të turpshme”- Mediat serbe reagojnë pas deklaratës së Ramës, për sulmin e NATO-s mbi Serbinë – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Provokime të turpshme”- Mediat serbe reagojnë pas deklaratës së Ramës, për sulmin e NATO-s mbi Serbinë

Mediat serbe e kanë quajtur provokim potimin e kryeministrit Edi Rama në 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Beograd për të shpëtuar Kosovën.

Kreu i qeverisë kujtoi në Twitter fjalimin e Presidentit amerikan asokohe, Bill Clinton, i cili dha lajmin historik.

Rama thotë se kjo është një datë e pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruan Edi Rama.

Media serbe “Novosti” në titullin e lajmit e quan postimin e Ramës “provokim i turpshëm”.

Kurir“, shkruan në titull se ky postim është “provokim i kryeministrit shqiptar: Në përvjetorin e fillimit të bombardimeve, ai krahasoi serbët me fashistët”.

Ndërsda media serbe “Alo”, shkruan: “Provokimet e tmerrshme, festojnë vdekjen e fëmijëve serb në përvjetorin e fillimit të agresionit të NATO-s. Rama ndan fjalimin e Klintonit: Është thjesht mbrojtja e Kosovës së shtypur”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *