E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Provim në Filipine nën masa të rrepta sigurie/ Bëhen virale metodat anti-kopje

Kapelet kundër kopjimit gjatë provimeve të fundit në një kolegj në Legazpi City të Filipineve janë bërë mjaft virale në rrjetet sociale. Kjo për faktin se kjo mënyra e zhvillimit të provimeve është e pazakontë dhe është shoqëruar me nota humori për ata që i kanë shpërndarë pamje të tilla.

Studentëve në këtë kolegj iu kërkua që të mbanin një mbulesë koke, në mënyrë që t’i pengonte ato që të shikonin fletat e provimit të studentëve të tjerë. Shumë u përgjigjën duke krijuar mbulesa kartoni, kutitë e vezëve dhe materiale të tjera të ricikluara.

 

 

Mary Joy Mandane-Ortiz, një profesoreshë e inxhinierisë mekanike në Kolegjin e Inxhinierisë Universitare Bicol, tha se ideja kishte qenë “me të vërtetë efektive”. Ai u zbatua për provimet e fundit afatmesme, të cilat u mbajtën nga qindra studentë në kolegj në javën e tretë të Tetorit.

Profesoresha Mandane-Ortiz tha se kërkesa e saj fillestare kishte qenë që studentët të bënin një dizajn “të thjeshtë” nga letra. Ajo u frymëzua nga një teknikë e përdorur në Tajlandë disa vite më parë. Ajo shtoi se studentët e saj dolën më mirë këtë vit, pasi ishin të motivuar nga kushtet e rrepta të provimit për të studiuar më shumë.

Ortiz shtoi se shumë prej studentëve i përfunduan testet e tyre më herët dhe askush nuk u kap duke kopjuar kësaj radhe./tvklan.al  

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑