Protestë kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë, banorët përplasen me policinë

“Me hajna, nuk ka shtet”. Me këtë thirrje ka filluar protesta e dhjetëra qytetarëve në zonën e Mirditës, duke kundërshtuar kështu ndërtimin e një HEC-i dhe fabrike uji në fshatrat Thirrë dhe Fan.

Forca të shumta të policisë, kishin mbërritur para protestuesve për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm, ndërkohë që pati edhe konfrontim fizik me qytetarët.

Besnik Paci, banor i zonës tha para kamerave si kjo është një vepër kriminale dhe banorët do ta marrin vetë në dorë fatin e fshatit.

Protestuesve në Thirrë të Mirditës u erdhi në mbështetje edhe Iljaz Shehu, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje pë deputet, si dhe mbështetës të protestës dhe Vetëvendosjes nga Kosova.

Policia e cilësoi protestën e paligjshme dhe për këtë njoftoi se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 33 persona.

Edhe pse banoret kanë bërë kallëzim në prokurori, për falsifikim të firmave të tyre, sikur këta të fundit kanë marrë pjesë në mbledhjen e organizuar nga njësia administrative Fan në bashkëpunim me firmën ndërtuese, enda nga organet e drejtësisë nuk pasur asnjë reagim për këtë çështje.

Të Fundit