Protesta për orën policore në Vlorë, Meta: Dhuna e Policisë e papranueshme

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me përplasjes së Policisë me pronarët e lokaleve në Vlorë, të cilët protestuan kundër orës policore.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i bën thirrje Policisë së Shteti që të respektojnë ligjin dhe kërkesat e pronarëve të lokaleve të adresohen në institucionet përgjegjëse.

Meta thotë se Policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe se këto veprime nga ana e Policisë, janë të papranueshme. Meta thotë se shteti duhet t’iu ofrojë dialog biznesmenëve dhe të mos tregojë arrogancë.

Reagimi i Metës

Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.  Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.  Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.  Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.  Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!

Të Fundit