Vuçiç refuzon propozimin e Kurtit,nuk firmos deklaratën e paqes me Kosovën – Stop
Bota, Të Gjitha

Vuçiç refuzon propozimin e Kurtit,nuk firmos deklaratën e paqes me Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka refuzuar përsëri nënshkrimin e një deklarate paqeje me Kosovën.

Ky propozim u bë sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurit në takimin a mbajtur në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

 “Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene, ose Deklaratë të Paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që u refuzua. Atë çfarë kisha kërkuar herën e kaluar e kam përgatitur në mënyrë të balancuar me një tekst me gjashtë nene, mirëpo u refuzua ende pa u lexuar. Kjo tregonte mosgatishmërinë për marrëveshje pasi u refuzua pa u lexuar fare”, tha Kurti.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *