Protesta për burimin e Sinecit, përleshen banorët e 2 fshatrave në Kuçovë

Vijon edhe ditën e sotme protesta në fshatin Lumas të Kuçovës për burimin e Sinecit.

Sipas News24  protesta këtë të enjte është shoqëruar me përplasje e konflikt fizik mes banorëve.

Nga raportimet bëhet e ditur se ka pasur konflikt fizik mes banorëve të fshatit Lumas dhe atyre të fshatit Vodës për ujin e pijshëm.

Banorët e Lumasit janë kundër shfrytëzimit të burimit të Sinecit për ndërtimin e ujësjellësit, ndërsa kanë nisur prej disa ditësh grevën e urisë.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit Vodës kërojnë që të ndërtohet ujësjellësi në burimin e Sinecit, që është zonë e mbrojtur. Kjo ka bërë që banorët e dy fshatrave të përplasen fizikisht mes tyre.

Deri më tëni nuk ka asnjë reagim institucional për këtë problematik, teksa në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e policisë.

Të Fundit