Prokuroria kërkon “arrest me burg” për dy nga tre kontrollorët e arrestuar

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Gjykatë kërkesën për tre kontrollorët e “Albcontrol”, të arrestuar një ditë më parë për bojkotin e punës në Aeroportin e Rinasit, veprim ky që çoi më pas në bllokimin e fluturimeve.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, raporton se Prokuroria për shtetasen Flora Ndrecën,ka kërkuar masë sigurie “arrest shtëpie”, ndërsa për Armando Pezgën dhe Muhin Mezinin ka kërkuar “arrest me burg”.

Seanca për caktimin e masës se sigurisë ndaj tre kontrollorëve do të mbahet mëngjesin e së shtunës në orën 8:30.

Kontrollorët e “Albcontrol” akuzohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim, ndërsa avokati i tyre Rezart Kthupi tha se do të kërkojë rrëzimin e akuzave.

“Ajo që do kërkojmë ne është paligjshmëria e masës së arrestit dhe rrëzimi i të gjitha akuzave pasi është një akuzë e ngritur për qëllime që janë ndryshe nga ajo e respektimit të ligjit”, shtoi ai.

Të Fundit