E Diel, 29 Nëntor 2026
Lajm i fundit
‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan Nisin tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione gjatë marshimit drejt Kryeministrisë 28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut “Më të afërt me Europën e bashkuar”, Rama uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren
Aktualitet

Programi ekonomik i PD/ Berisha: Ulim naftën, taksa e pronës do të zbresë në 2%

Kryetari i Partisë Demorkaike, Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një konferencë me gazetarët, ku shpalosi programin ekonomik të PD-së.

Berisha në fjalën e tij tha se nëse Partia Demokratike vjen në pushtet nuk do të taksojë biznesin e vogël dhe profesionet e lira. Gjithashtu ai tha se taksa për shitjen e pronave do të ulet nga 15% në 2%.

Sipas Berishës do të hiqet taksa ‘Rama’ e karburantit dhe karburantet nuk do të shiten në Shqipëri me një çmim që ndryshon +-10% nga ai i Kosovës dhe Maqedonisë.

“Pas një takimi frymëzues, mahnitës në stadiumin e Napolit, me mijëra qytetarë shqiptarë të diasporës në këtë qytet, kthehem më i inspiruar se kurrë në projektin tonë dhe konkretisht në shtyllën e tij të dytë, dhe themelore ‘Made in Albania’. Shtyllë e cila ka qëllime kryesore, prodhimin, prodhimin, prodhimin.

Që do të thotë punësim, punësim, punësim për shqiptarët.

Që do të thotë rritje rrogash, rritje rrogash, rritje rrogash për shqiptarët.

Pra, ne do të bëjmë gjithçka për të ndezur fuqishëm motorrët e sipërmarrjes së prodhimit në Shqipëri, me moton ‘Made in Albania’.

Duhet që prodhimet shqiptare të mbushin tregun shqiptar dhe të vërshojnë në tregjet e tjera.

Për këtë qëllim ne jemi të zotuar të garantojmë konkurrueshmëri të ndershme, me ligj dhe të sigurtë.

Të garantojmë nivelin më të ulët të taksave në Europë.

Të sigurojmë, derregullimin më të madh në interes të biznesit.

Të sigurojmë klimën më miqësore dhe kjo jo me fjalë, por me vepra, ligje, vendime konkrete.

Në këtë kuadër, do të zbatohet tatimi 10% mbi të ardhurat nga puna, duke përjashtuar 50 mijë lekët e para.

Tatimi 10% mbi të ardhura të tjera, jo nga paga.

Zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

Tavani vjetor për tatim fitim, zero për biznesin e vogël, do të jetë 18 milionë lekë, apo 500 euro në ditë.

Kufiri i përjashtimit nga TVSH do të jetë po ashtu në masën 18 mln lekë xhiro vjetore, apo 500 euro në ditë”, tha Berisha.

Ulje nga 15 në 2 % të taksës së shitje së pronës dhe për këtë qëllim krijimi i kadastrës fiskale për përcaktimin e çmimeve të referencës.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑