BRUKSEL
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka marr sot dozën e parë të vaksinës anticovid.
Lajmin e dha vetë Von der Leyen me anë të një postimi në Twitter ku postoi dhe një foto duke bërë vaksinën, të cilën e shoqëroi dhe me një mesazh.
“Jam e lumtur që edhe unë sot mora dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, pasi numri i vaksinimeve brenda BE-së ka kaluar mbi 100 milionë”.
Von der Leyen tha se dorëzimet e vaksinave dhe vaksinimet do të përshpejtohen brenda BE-së. “Sa më shpejt të vaksinohemi, aq më shpejt do ta kontrollojmë pandeminë”, tha ajo.