Presidenti nuk pranon të paraqitet në Komisionin Hetimor, Spartak Braho: Meta të thirret me dhunë, ky president nuk ka karakter – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Presidenti nuk pranon të paraqitet në Komisionin Hetimor, Spartak Braho: Meta të thirret me dhunë, ky president nuk ka karakter

Deputeti Spartak Braho, duke folur në Komisionin Hetimor për presidentin Ilir Meta, deklaroi se kreu i shtetit duhet të thirret me dhunë.

Braho thekson se Meta nuk ka karakter, duke shtuar se akuzohet ndër të tjera për thirrje për dhunë.

“Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, por është edhe çështje vullneti. Ai nuk ka vullnet të njohë Kuvendin, Komisionin Hetimor e jo më të përgjigjet për kërkesat e parlamentit. Ky president nuk ka karakter.

Më kujtohet kur Meta ishte kryeministër, e mori me dhunë Berishën, sikundër Berisha e ka marrë Metën me dhunë. Ky veç të tjerash akuzohet për thirrje me dhunë dhe për dhunë, që parashikohet në Kod Penal. Meta duhet të thirret me dhunë nesër, kështu që ta votojmë këtë propozim. Ky është mendimi im”,  deklaroi Braho.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *