Premtimi i PD për rritjen e pensioneve, Rama: Çfarë do të jepet për djathë është sapun, ta hajë kush ta hajë

  1. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama është ndalur sërish një nga pikat në programin ekonomik të Partisë Demokratike, siç është rritja e pensioneve. Rama tha nga Gjirokastra se PD-ja mund të rris pensionet sa hap e mbyll sytë, madje të ulë dhe sigurimet.

Duke marrë një shembull, Rama tha se do të ulet prodhimi i qumështit, dhe të rritet prodhimi i djathit, ndërsa shtoi se; ‘sapunin do e hanë për djathë’.

“PD mund të rris pensionet sa hap e mbyll sytë, madje të ul sigurimet dhe të rris pensionet. Duke ulur prodhimin e qumështit, duke rritur prodhimin e djathit. Ka një formulë se si mund të ndodhi kjo. Ai që të jepet për djathë, në fakt është sapun. Kush ta marri ta marri, kush ta hajë ta hajë, Po e hëngri shumica, ‘fiton Shqipëria’. Ne e kemi rritur listën e barnave të rimbrueseshme. As këtë dhe as atë që themi s’dua që të jenë si tema fushatë, pasi nuk jemi në fushatë. Atë do ta bëjmë se jemi para popullit në funksion të zgjedhjeve.”, tha Rama.

Të Fundit