Përfiton ndihmë ekonomike/ Nuk gjejnë nëse ja ka vjedhur administratori apo postieri! – Stop
KLIPET

Përfiton ndihmë ekonomike/ Nuk gjejnë nëse ja ka vjedhur administratori apo postieri!

Jemi ndalur në fshatin Fushë- Cidhem në Peshkopi për problemin e shtetasit Naim Karoshi, i cili trajtohet me ndihmë ekonomike. Së fundi ai ka zbuluar, se janë pasqyruar si të marra prej tij, pagesa e kompensimit të energjisë elektrike dhe kompensimi prej 300 lekësh të reja për fëmijën 12 vjec, që ka në shkollë. Konkretisht për këtë të fundit, zotëria pretendon, se nuk janë marrë 17 muaj. Ndërsa për kompensimin e energjisë elektrike, për 8 muaj postieri i zonës i ka dhënë dorazi 83 mijë lekë të vjetra.Administratori i ndihmës ekonomike, Selim Kukeli,pranon, që ka marrë vërtetim në shkollë për vitin 2018-2019 në emër të babait të fëmijës dhe është shënuar në sistem sikur janë marrë 300 lekë të reja në muaj nga zotëria.

Gazetarja e “Stop” i drejtohet postës së fshatit Fushë- Çidhem dhe postieri Xhevahir Daniel Paci nuk pranon të ketë dhënë 83 mijë lekëshin në dorë për zotin Naim Karoshi.Më pas gazetarja iu drejtua Agjencisë rajonale të punësimit Peshkopi, institucion, ku kalon dokumentacioni, në mënyre që të aprovohet ndihma ekonomike, pasi pjesëtarët e familjes, duhet të regjistrohen si të papunë, që të përfitojnë ndihmën ekonomike.Pas gjithë verifikimeve rezulton, se 51 mijë lekë të vjetra janë marrë nga postieri ose administratori shoqëror.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *