Premtimi i Kryemadhit: Mbështetje me 1 mijë dollarë për çdo bebe! Kur të krijojë familje do të ketë 25 mijë $

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një premtim për fëmijët e porsalindur. Në prezantimin e programit, ndër të tjera Kryemadhi u shpreh se do të mbështesë me 1 mijë dollarë çdo bebe.

“Mbështetja për familjen është një nga çështjet tona kryesore. Kjo ka të bëjë me programin nga bebja në bebe. Për çdo fëmijë që lind, ne do të i ofrojmë një garanci prej 1 mijë dollarësh dhe në momentin që ky fëmijë do të ketë mundësinë të krijojë familjen e tij e të bëhet me fëmijë, pas 25-30 vitesh, ai do të ketë rreth 25 mijë dollarë që të ndihmojë dhe krijojë familjen e tij”, u shpreh kryetarja e LSI.

Ajo tha gjithashtu se do të ofrojnë mbështetje ekonomike edhe për gruan, fuqizimin e saj, për të cilën tha se është themeli i edukimit të brezit të ri.

Të Fundit