Pompei/ Vjedh gurë dhe i kthen: turistja e frikësuar nga ‘mallkimi’

Itali-Vodhi disa gurë nga parku arkeologjik i Pompeit por u pendua dhe i kthehu sërish. Protagonistja e historisë, një turiste amerikane nga Nju Jorku, e cila ktheu gurët e vjedhur nga gërmimet, nga frika se ajo kishte “ofenduar entitetin e shenjtë që ende rri pezull mes shtëpive të lashta”, siç raporton gazeta Il Mattino.

Ka qenë kryebashkiaku Carmine Lo Sapio që ka informuar drejtorin e përgjithshëm të Parkut Arkeologjik Gabriel Zuchtriegel nga Rimini, me rastin e Ttf Travel Experience, panairit për promovimin e turizmit. Depozitat e Parkut Arkeologjik mbajnë mijëra objekte të vjedhura, por arkeologët nuk dinë ku t’i ripozicionojnë, sepse turistët e penduar rrëfejnë vjedhjen pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ari Tang, ky është emri i turistes amerikane, pasi pa një dokumentar në CNN që tregon mallkimin e thesareve të vjedhura në gërmime dhe pasojat dramatike që tronditën jetën e atyre që i vodhën, turisten e zë paniku. Ari shkroi një letër duke i kërkuar falje  entitetit të shenjtë që jeton mes të vdekurve në Pompei.

Në fotot e bashkangjitura letrës së faljes, turistja ka specifikuar zonën që tregon vendin e saktë ku  vodhi tre objektet “të shenjta dhe të mallkuara”. Dokumentari i CNN shpjegoi se, sipas një legjende, kushdo që vjedh një objekt nga vendi arkeologjik i Pompeit është i destinuar të goditet nga fati i keq.

Të Fundit