Një 49 vjeçare ka bërë kallëzim penal në komisariat pasi ka humbur kontaktet me vajzën e saj, e cila jeton në Maqedonin e Veriut.
Njoftimi i Policisë;
Më datë 29.09.2023, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja A. H., 49 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ka kallëzuar se 4 muaj më parë, ka humbur kontaktet me vajzën e saj S. H.(R.), 25 vjeçe, banuese në Prilep, Maqedonia e Veriut. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.