Pogradec/ Bie nga kabina elektrike, humb jetën 40 vjeçari

Një 40 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një kabinë elektrike në Pogradec.

Dyshohet se shtetasi me iniciale P.M, banues në Tiranë, është rrëzuar aksidentalisht nga kabina dhe ka ndërruar jetë menjëherë. Burimet bëjnë me dije se në momentin e rrëzimit 40 vjeçari ka qënë duke punuar.

Njoftimi zyrtar:

Më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elekrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit