E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Aktualitet

“Po na morën ujin, le të na marrin edhe shpirtin”! Banorët e Mirditës në protestë kundër hidrocentralit: Rrezik jetësor

Banorët e fshatit Sang të Mirditës janë ngritur sot në protestë, duke kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali, pasi sipas tyre, ju rrezikon jetën.

Mes protestuesve është edhe një e moshuar 87-vjeçare, e cila përcjell një mesazh të fortë.

E  moshuara bën thirrje që mos të ndërtohet hidrocentrali, pasi sipas saj, nëse ju merret uji, më mirë t’ua marrin edhe shpirtin.

“Unë jam ma e vjetra këtu. Ne me këtë ujë e me këtë mal ke jetu, se ne nuk jemi vlerësu. Kemi ndenjur prej malit. Tash me na marrë dhe ujin. At’herë t’na marrin ne shpirtin! Jam 87 vjeçe”, thotë e moshuara.

Rreth 500 banorë dhe ish-banorë që kanë pronat e tyre në këto fshatra, kërkojnë që të ndalohen punimet pasi uji i këtyre burimeve është jetik për ta. “Me këtë bjeshkë e me këto ujëra, jam bërë 80 vjeç sot.”-deklaroi një tjetër banor.

Ata u shprehën se se do të protestojnë duke bllokuar Rrugën e Kombit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑