Plotësimi i vakancave në SPAK, ambasada e SHBA: Mbështesim luftën kundër korrupsionit

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për plotësimin e vakancave në SPAK. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada thekson se po ndjek nga afër procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për plotësimin e tre vendeve vakante.

Mes të tjerash SHBA konfirmon se mbështet Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit.

REAGIMI I AMBASADES

Ambasada e SHBA po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kandidatët për prokurorë që aplikojnë për tre vendet vakante të fundit në SPAK. Shtetet e Bashkuara presin që ky proces vendimtar të rezultojë në përzgjedhjen e atyre prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbështet shtetin e së drejtës. SPAK mbetet një pjesë kritike e kësaj përpjekjeje.

Të Fundit