Pipero: Koha për të çliruar vendin nga masat – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Pipero: Koha për të çliruar vendin nga masat

“Maska në ambiente të hapura e panevojshme, të ndryshohet edhe ora policore”

Pas rreth 14 muajsh nga nisja e pandemisë, gjendja në spitalet Covid është përmirësuar ndjeshëm.

Mjekun Pëllumb Pipero tha për Klan Neës se tek Covid 1 po trajtohen 33 pacientë, shifër shumë e ulët në krahasim me muajt e qe lame pas.

“Situata është mjaft e qetë, incidenca ditore e rasteve të reja të infektuara është mjaft i ulët, numri është i ulët, numri i të shëruarëve është mjaft i madh. Raporti është të infektuar, të shëruar 1 me 20 ose me 30. Numëri i të shtruarëve në spital prej ditësh neve kemi 1 ose asnjë rast në ditë. Në Covid 1 kemi të shtruar rreth 33 pacienta, nuk kemi të intubuar”, është shprehur Pipero.

Në një kohë kur duket se vendi po e mposht Kovonavirusin, për infeksionistin Pipero ka ardhur koha te lehtësohen masat.

“Jemi në kohën e duhur për të rishikuar masat, Komiteti i Ekspertëve besoj se e ka në konsideratë numrin e rasteve të infektuara në ditë, numrin e rasteve të shëruara, numrin e rasteve që vaksinohen çdo ditë, mundësinë e ekspozimit që është shumë e ulët, që kështu në këtë aspekt mendoj që ka ardhur koha se disa nga masat mbrojtëse duhet të rishikohen”, është prehur mjeku infeksionist”.

Ditët në vijim pritet një mbledhje e Komitetit Teknik të Eksperteve i cili do të marrë një vendim të ri për rishikimin e rregullave anti-covid dhe nëse do të qëndroje në fuqi ora policore.

Klan News

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *