Emisioni i fundit për këtë sezon rikthen pjesët më kulmore në studio, ku të qeshurat dhe humori kanë qenë të papërmbajtshme.Saimir e Genti thumbojnë Onin, që nuk ecën, por zhvendoset me thonj.më pas një pjesë nga emisioni, ku qytetarit i ka humbur pela e tij e kuqe, për të cilën ka bërë denoncim edhe në polici e prokurori.Trafiku në Tiranë është kthyer në stres për të gjithë, por në studion e Stop, kthehet në humor.Qeveria gjatë këtij viti nxorri një VKM që detyron punëdhënësit t’i japin drekën punonjësve, ose shpërblim në natyrë.
![](https://stop.tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/IMG_8435.webp)