Kthen garazhin në fabrike për të bërë mobilie, bëhet makthi i gjithë pallatit, denoncimi

Banorët e një pallati në Yzberisht i janë drejtuar emisionit “Stop”, për të denoncuar një zdrukthtari, që ushtron aktivitetin në garazhin e pallatit. Ata ankohen për zhurmat dhe ndotjen e shkaktuar nga puna e subjektit, i cili, sipas tyre, operon pa orar dhe u ka kthyer jetesën në pallat në shqetësim të vazhdueshëm. Banorët thonë, se edhe depozitat e ujit po ndoten dhe ashensorin nuk e përdorin dot nga pluhuri. Ata tregojnë, se janë ankuar pranë Bashkisë, Policisë Bashkiake dhe IKMT-së, por asnjë ndërhyrje nuk ka sjellë zgjidhje. Pas verifikimeve, “Stop” konstaton, se zdrukthtaria, në pronësi të Hysen Myftarajt, nuk disponon leje për ushtrimin e aktivitetit. I pyetur nga emisioni, Myftaraj premton, se do të pajiset me leje, ose do të largohet nga pallati në muajin dhjetor.

Të Fundit