Pëson çarje një pallat tek Fresku në Tiranë, banorët në panik lënë shtëpitë.

Banorët e një pallati në zonën e Freskut në Tiranë po braktisin shtëpitë pas dëmtimeve që ka pësuar kjo godinë sic e shihni edhe në fotot më poshtë.

Pallati ka pësuar çarje të cilat kanë frikësuar banorët dhe tashmë ata po marrin sendet personale dhe po largohen, raporton Panorama.

Ky pallat 7 katësh në formë U-je është ndertuar para 5 vitesh dhe brenda tij jetojne 120 familje. Ai eshte ndertuar mbi kolektor.

Sic shihet edhe në këto imazhe, disa qytetarë me çanta në duar dhe me telefona duke folur me të afërm të tyre, janë jashtë banesave, pasi kanë frikë nga ajo që mund të ndodhë. Gjatë ditës së sotme janë shënuar disa lëkundje tërmeti, më e forta me magnitudë 5.

 

Të Fundit