Përplasje me gazetaren e “Stop”, del denoncimi i dytë: 3.5 mln lekë detyrime të papaguara!

Rikthehet në “Stop” rasti i ekonomistes Marsida Zoto nga Durrësi, pas denoncimit të parë më 8 qershor 2026. Biznesmeni Viktor Kumeta pretendonte, se i kishte besuar Zotos kryerjen e pagesave dhe detyrimeve të biznesit, por më vonë u përball me gjoba dhe detyrime të papaguara në shumën 4 milionë lekë të vjetra.Në interesimin e parë të “Stop”, ekonomistja, e kontaktuar në komisariat, tha, se çështja ishte në Prokurori. Sipas saj, bëhej fjalë për një gabim dhe se shuma do të kthehej brenda një muaji.Por tashmë në redaksi ka mbërritur një tjetër denoncim, këtë herë nga Xhulian Muça, ish-pronar i një agjencie udhëtimesh në Durrës. Ai tregon, se kishte marrë Marsida Zoton si ekonomiste, pas disa muajsh, mori një njoftim nga përmbarimi, se biznesi ishte debitor. Sipas tij, detyrimet arrinin rreth 3- 3.5 milionë lekë të vjetra, të cilat, u detyrua t’i paguante sërish vetë.Ndërkohë, sipas materialit të “Stop”, edhe qytetarë të tjerë kanë bërë denoncime ndaj ekonomistes në Komisariatin e Policisë Durrës, duke e ndjekur çështjen edhe në rrugë ligjore.Gjatë përballjes, Zoto ka pretenduar, se disa pagesa ishin kryer, por verifikimet kanë treguar, se ato ishin të papaguara.Për rastin e Xhulian Muçës, ekonomistja pretendon, se detyrimet lidhen me gjoba, ndërsa pranon, se pagesat nuk janë kryer në kohë nga ana e saj.

Të Fundit