Është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Hysen Picit, shoferi i cili përplasi me makinë një efektiv policie në Durrës në mbrëmjen e 9 qershorit.
Para trupit gjykues Pici është shprehur se gjithçka ndodhi ngaqë e kapi paniku kur pa policinë pasi kishte armë me vete.
Ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.
“Më vjen shumë keq për gjithçka ndodhi. E di që bëra gabim që u futa kundravajtje, por s’kishte makina dhe mendova t’i bija shkurt. Në këtë moment më dolën policia përpara. Më kapi paniku sepse kisha armë me vete dhe tentova të largohesha me qëllim mos të më kapnin me pistoletë. Më vjen keq edhe për efektivin e lënduar, nuk doja ta godisja. Kam qenë vetëm në makinë”-deklaroi ai.
Ngjarja ndodhi pasi policia i ka bërë Picit thirrje të ndalojë, por ky i fundit ka shtypur gazin e makinës dhe ka përplasur efektivët.
Në efektiv u transportua në spital i plagosur, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.