E Diel, 29 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Bardhi: Ky është polici që qëlloi deputetin e PD-së në protestë, të arrestohet! Berisha viziton deputetin Hoti në spital: E morën në shenjë në zemër Ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin në protestë 82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari 29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit ‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje
Aktualitet

Përplasi aktorin e humorit te vijat e bardha, arrestohet shoferi në Shkodër

Një ditë pas aksidentit që la të plagosur humoristin e njohur shkodran Nexho Shabani, ndërsa ai po kalonte me biçikletë në vijat e bardha, uniformat blu kanë njoftuar se kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit që e përplasi atë.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

-N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër, pasi mbrëmë, në rrugën ‘Qemal Draçini’, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi N. Sh., 74 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:05, ku automjeti me drejtues shtetasin me inicialet N. Xh. përplasi humoristin e njohur shkodran, i cili lëvizte me biçikletë dhe po kalonte në vijat e bardha.

Pas aksidentit, Shabani është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑