Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan. Burime për Tvklan.al bëjnë me dije se një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima dyshohet se është Pjerin Xhuvani. Ndërkohë burime bëjnë me dije se i lënduar ka mbetur dhe një efektive policie, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Xhuvani, që mbeti viktimë sot, njihet në këtë qytet si një person i angazhuar në politik. Xhuvani ka qenë ish-kryetar i LSI në këtë qytet dhe një muaj më parë u denoncua nga PD se ishte pjesë e përplasjes gjatë Ditës së Verës dhe dhunoi simpatizantët e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “5 Maji”.