E Diel, 29 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Berisha viziton deputetin Hoti në spital: E morën në shenjë në zemër Ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin në protestë 82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari 29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit ‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan
Aktualitet

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, PS: Mjafton masa e pezullimit

Dy muaj pas dorëzimit të kërkesës nga SPAK për arrestimin e Belinda Balluku, mbledhja e Këshilli i Imunitetit ka përfunduar pas shqyrtimit të dytë të çështjes. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, me kërkesë të organit të akuzës, për shkak të sekretit hetimor, ndërsa vetë zv.kryeministrja nuk ishte e pranishme.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e Partia Demokratike akuzuan mazhorancën për zvarritje të procesit prej dy muajsh dhe kërkuan që mbledhja të zhvillohej me dyer të hapura. Kjo kërkesë u kundërshtua nga socialistët.

Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesit e Partia Socialiste deklaruan se, ndryshe nga demokratët, vendimi i tyre është i pandryshueshëm dhe se masa e pezullimit konsiderohet e mjaftueshme në këtë fazë. Sipas tyre, nuk ka arsye për masa më të ashpra, duke theksuar se procesi duhet të vijojë në respekt të procedurave ligjore.

Ndërkohë, prokurorët e SPAK kanë argumentuar se pozita penale e Ballukut është rënduar dhe se ekzistojnë prova të reja që justifikojnë kërkesën për arrestim. Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës, duke i kërkuar organit të akuzës të provojë pretendimet mbi prishjen e provave dhe rrezikun e largimit nga vendi.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑