‘Për të mirën e vendit’ Kim Jong-un heq dorë nga ushqimi i preferuar

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, nga fotot e publikuara në kohët e fundit, duket se ka humbur disa kilogramë. Diktatori dukej që kishte marrë një pamje tjetër ndërsa shfaqej në mbledhje e partisë në pushtet në fund të këtij viti.

Autoritetet këmbëngulin se Kim është duke ngrënë më pak “për të mirën e vendit”, që është përfshirë nga shkurtesa në ushqime.

Si duket edhe kufizimet anti-covid janë duke e kufizuar Kim-in që të ketë mundësi të konsumojë ushqimin e tij të preferuar. Diktatori ka një fiksim të njohur tashmë për djathin zvicerian të cilin e konsumon më shumë seç duhet.

Po ashtu thuhet se ai është një fans i madh i pulës së skuqur, vodka-s ruse, konjakut Hennessy dhe shampanjës.

Të Fundit