E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

“Për të gjithë ata që më urrejnë”, të tjera video të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani në Tik Tok (VIDEO)

KLGJ shqyrton kërkesën për shkarkimin e saj nga detyra

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani vijon të marrë gjithë vëmendjen, jo vetëm sepse për të autoritetet e drejtësisë kërkojnë shkarkimin nga detyra, por për shkak të publikimit të tjera videove.

Ajo shfaqet sërish në automjet, duke bërë poza seksi, duke treguar veshjet luksoze e duke dëgjuar muzikë, ndërsa në një moment tregon edhe gishtin e mesit… Këto video të reja, të publikuara në TikTok-un e saj, e rëndojnë edhe më tej pozicionin e magjistrates.

Këtë të mërkurë, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka futur në rendin e ditës çështjen e Kapedanit, pas kërkesës së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, për pezullim dhe shkarkim nga detyra, për shkelje disiplinore.

Kapedani u vu në qendër të vëmendjes vetëm dy ditë më parë, kur u publikuan videot e para të postuara nga ajo në TikTok. Në to ajo shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e brendshme të gjykatës./tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑