Për paratë e një shtëpie rrëmbeu të bijën, detaje: Pse u vra 14-vjeçarja dhe i moshuari në RMV

Klan Macedonia sjell detaje për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e shpallur e zhdukur në 27 Nëntor në Shkup.

14-vjeçarja është rrëmbyer para hyrjes së ndërtesës ku ka jetuar. Rrëmbyesit i kanë lidhur duart dhe këmbët, e kanë mbuluar me thes dhe e kanë vendosur në bagazhin e makinës “Citroen”. Para makinës ka patur një automjet tjetër “Reno Kango”.

Viktima është dërguar në një lokacion jashtë Shkupit, afër fshatit Brazdë-Çuçer Sandevë, ku është kryer vrasja, e më pas është djegur makina me të cilën është rrëmbyer.

14-vjeçarja është vrarë në përpjekjet për të zhvatur para nga e ëma e saj. Merret vesh se e ëma kishte shitur një banesë.

Dy orë e gjysmë pas rrëmbimit të 14-vjeçares, organizatorët i kap paniku, pasi i gjithë opinioni alarmohet dhe nisin kërkimet. Pas kësaj vendoset që vajza të eliminohet. Të arrestuarit gjatë seancës dëgjimore kanë thënë se është vrarë me revole rreth orës 10:00 ditën e rrëmbimit, më 27 nëntor.

 

Ekzekutori, sipas policisë, është në arrati. Gjurmët i humbin në Bullgari. Ai nga vendi është larguar më 30 nëntor. Avokati i tij ka mohuar se ka pasur njohuri për organizimin e rrëmbimit dhe vrasjet.

Do të bëjmë gjithçka, unë dhe MPB-ja, që ky monstër që jemi duke e ndjekur, sa më parë, sapo të hyjë në tokën tonë, të dalë para drejtësisë”, deklaroi Spasovski.

Grupi i organizuar ka kryer dy vepra penale, rrëmbim dhe dy vrasje. Paralajmërohet se do të ndiqen për vepra penale për të cilat parashihen dënime maksimale me burg në Maqedoninë e Veriut.

Të Fundit