E për*hunoi pastaj e vrau/ Dardan Krivaqa kërcënon nga burgu motrën e Marigonës: Kështu do të ta bëj dhe ty

Dardan Krivaça, i cili në muajin gusht u dënua me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi dhe vrau  një vajzë 18-vjeçare të quajtur Marigona Osmani, ka kërcënuar nga burgu motrën e të ndjerës.

Kjo është bërë me dije nga babai i dy motrave Muhabi Osmani, i cili ka rrëfyer se mesazhe të ndryshme, në rrjete sociale, nga profile në emër të Krivaqës, kanë kërcënuar familjes e tij. Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigonës, në vitin 2021 në Ferizaj.
“Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që: “Edhe këtë vajzën e madhën që e keni do t’ia bëj njësoj”. E kemi raportu në Polici, tani janë duke u marrë ata me këtë rast”, deklaron Osmani për mediet.

Të Fundit