Problematika e rradhës na con në Vlorë për një kontratë sipërmarrjeje investimi midis një qytetareje dhe një investitori. Ilir Troci, i firmës “Troci constration” i ka prishur shtëpinë zonjës Violeta Mërkuri, me premtimin, se do të ndërtonte pallat, ku zonja do të merrte 30% të objektit.Kjo situatë zvarritet që në vitin 2011, kur zonja Mërkuri jetonte ne Greqi dhe procedurat i ndoqi nipi i saj me prokurë.Sot zonja jeton me qira, pasi në vendin e shtëpisë së saj të dikurshme ka vetëm hapësirë boshe.
Për problemin e prishjes së shtëpisë së saj dhe mosndërtimin e pallatit sipas kontratës, zonja Violeta Merkuri, flet me investitorin Ilir Troci. Kur zonja i kërkon llogari për moszbatimin e kontratës, investitori Troci, drejtor i INUK-ut deri 4 vjet më parë, e kërcënon zonjën, se do i verë hekurat.Pas qytetares, me zotin Ilir Troci komunikon gazetarja e “Stop” e në këtë pikë investitori zbut tonet. Ai thotë, se nuk i kujtohet rasti, por do të marrë informacion dhe do ta sqarojë vetë situatën.