Pedagogët sërish protestë për rritjen e pagave: Do të jemi edhe para kryeministrisë

Pedagoget janë të vendosur për ti shkuar deri në fund kauzës së tyre për rritjen e pagave. Në protestën e sotme, ata u shprehën se protesta nuk është shuar, por thjesht ka ndryshuar mënyrën.

Një nga pedagogët u shpreh se e shikojnë edhe si mundësi protestën para kryeministrisë, ministrisë apo edhe Parlamentit.

“Jo protesta nuk po shuhet, por ka ndryshuar mënyrën e të protestuesit. Ne ndryshuam mënyrën e të protestuarit. Ne pushuam bojkotin absolut, por ne do të jemi qëndrestarë këtu, ndoshta para kryeministrisë, ndoshta para ministrisë, ndoshta në parlament. Për ti thënë qeveritarëve që ne flakëm e protestë do ta mbajmë ndezur.

Ndoshta mund të mos ketë flake  të fortë, por edhe thëngjijtë po ti mbash me hi mund ta rindezësh flakën. Pra të ulësh tonin nuk do të thotë se harron problemin, por rëndësi ka ti japësh zgjidhje, ne zgjidhje do ti japim në ditët në vijim” u shpreh pedagogu.

Të Fundit