Pedagogët sërish në protestë, paralajmërojnë grevë urie ose ngujim

Pedagogët do të zhvillojnë sot protestën e radhës në lidhje me kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Protesta pritet të nisë në orën 11:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës.

Perdagogët paralajmërpojnë se do të ketë grevë urie dhe ngujim, nëse qeveria nuk jep asnjë shenjë negocimi për kërkesat e tyre.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore, pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfinancimit të orës mësimore të leksionit

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike

Të Fundit