Patronazhistët, organizata “GUXO” çon PS-në në SPAK

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Socialiste, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama është paditur në Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) nga organizata “GUXO”.

Janë 162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, të cilët kallëzuan në SPAK, Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme tek patronazhistët të dhënave të tyre personale.

Avokati Arlind Ahmetaj në një prononcim për mediat tha: “Ne kërkojmë dënimin e personave përgjegjës, fshirja e të dhënave nga serverat privatë ose publikë dhe dëmshpërblimin e 162 paditësve. Ky është akti i parë ligjor. Kërkesa është e detajuar.
SPAK ka përgjegjësi për të marrë dhe për të hetuar të gjitha rastet e shkeljeve të zyrtarëve të lartë shtetërorë”.

Të Fundit