E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

Patronazhist edhe ish trajnerit të Kombëtares, De Biasi i hutuar: Këta quhen spiunë, por nuk më intereson

Listës së gjatë të personave që duhen mbajtur nën patronazh nuk i ka shpëtuar as ish trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi. Tekniku italian e ka pak të vështirë për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë por në gjatë intervistës së tij për “Panorama Sport”, De Biazi zbulon se bëhet fjalë për një spiun sipas tij, ky fakt e ka hutuar jo pak:

Mister, a keni dëgjuar ndonjëherë për “patronazhistin”?

Ç’dreqin është ky?

Është një vullnetar që aderon në një parti dhe siguron të dhëna për qytetarë të ndryshëm, të cilët ai i ka në “patronazh” dhe informon se për kë votojnë, çfarë bindjesh kanë etj…

 

Edhe ç’lidhje kam unë me këtë?

 

Prej disa ditësh në Shqipëri është bërë publike lista e Partisë Socialiste për qindra mijëra qytetarë dhe aty figuron edhe emri juaj.

Po me mua ç’kanë? Pse duhet të jetë emri im aty…?

Po, sepse edhe ju keni një patronazhist…

Prit pak prit, se këtë termin që përdorni me sa kuptoj e keni fjalën për dikë që raporton për mua apo për të tjerë se çfarë bëjmë, kë votojmë, etj…

Pak a shumë…

Ah, po dakord pra, por thuaj “spiun”. Këta janë spiunë… Pra edhe unë e paskam një spiun?! Uh, e çuditshme.

Patronazhisti juaj quhet Alban Hoxha…

Hëm… as ia kam idenë. Paska edhe të njëjtin emër me portierin, por nuk kam asnjë lidhje. As kemi pasur ndonjëherë biseda së bashku për politikë, as nuk e kam idenë nëse bëhet fjalë për të njëjtin person. Ju lutem, unë nuk jam përfshirë ndonjëherë me politikën. Më del dhe më tepron sporti. Dua të qëndroj jashtë kësaj. Sigurisht, sapo mësova një gjë të çuditshme, por nuk dua të përzihem fare. Gjeni këtë tipin që më spiunonte mua edhe pyeteni, nuk dua fare të merrem me këtë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑