Pas dy javë protestash për rrogat e prapambetura ,naftëtarët në grevë urie.

Naftëtarët e Ballshit nisën dje grevën e urisë, pasi protestat e tyre, në kërkim të pagave të prapambetura, nuk gjetën zgjidhje.

Prej datës 14 shtator ata protestuan para ambienteve të Uzinës së Përpunimit të Naftës, ndërsa në 17 shtator protesta e tyre u zhvendos para Ministrisë së Infrastrukturës, ku edhe u përplasën me policinë. Naftëtarët paralajmëruan se në rast se kompania nuk përgjigjet dhe qeveria nuk ndërhyn për të zgjidhur situatën, ata mund t’i rikthehen grevave të urisë.

Edhe në së shkurt të këtij viti, naftëtarët zhvilluan një tjetër grevë urie për rrogat prapambetura, por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjendej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.

Rafineria e naftës në Ballsh ka vite që has probleme keqmenaxhimi, duke krijuar problematika të forta ekomomike dhe sociale tek naftëtarët, që e kanë të vetmin burim jetese punën në këtë sektor.

Të Fundit