E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë
Aktualitet

Pas 16 orësh kërkime, gjenden trupat e pajetë të babë e bir në Malësinë e Madhe

Pas 16 orësh kërkime, janë gjetur trupat e babë e bir, të cilët u rrëmbyen nga rrjedha e ujit të përroit teksa ndodheshin në automjetin e tyre në Shkrel të Shkodrës, ditën e djeshme.

Pas ndërprerjes mbrëmjen e djeshme, kërkimet rinisën sërish mëngjesin e sotëm nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër dhe u bë e mundur gjetja e trupave në Bogë.

Aktualisht, po punohet për të bërë të mundur nxerrjen dhe transportimin e tyre.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Pjetër Rushajn dhe djalin e tij, që ndodhej së brenda automjetit që mori përpara rrjedha e ujit të përroit mesditën e së dielës.

Brenda makinës ndodhej dhe vajza e Rushajt, por kjo e fundit ka arritur të shpëtojë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, ku qyteti më problematik aktualisht mbetet Shkodra.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑