E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët
Aktualitet

“Paratë tuaja do i merrni”, Basha me naftëtarët e Ballshit: Vetting zyrtarëve që do të kenë në dorë rafinerinë e naftës

Lideri i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sot në një takim me naftëtarët e Ballshit, ndërsa iu ka premtuar atyre se ata do të marrin të gjitha pagesat e prapambetura.

Kreu i opozitës tha se kur PD-ja të vijë në pushtet, do të bëhet vetting për zyrtarët që do të marrin në dorë rafinerinë e naftës, ndërsa theksoi se kryeministri është përgjegjësi për siguruar të drejtat e naftëtarëve.

“Ju shikoj në këmbë, herën e fundit ishit shtrirë. Në këtë vend, që sa herë ta shikoni duhet të na e mbushë zemrat me krenari, por sa herë e shoh më mbush me ankth dhe me një ndjesi padrejtësie. Një mik i huaj më tha; ajo që duhet të kishim bekim, u kthye në mallkim. Për këtë vend këtu janë bërë ‘luftë’ dekadash nga politika. Kam qenë i pranishëm jo thjesht si dëshmitar në grevat e urisë. Kam pasur përgjegjësi, jo si të kryeministrit, por të kryetarit të opozitës, për të dëgjuar problemin dhe për t’i dhënë zë problemeve tuaja. A ka zgjidhje problemi i naftëtarëve?! Po. Kjo pasuri rrjedh në xhepat e disa njerëzve. Problemi i Rafinerisë, në përgjegjësi i naftës shqiptare, është problem politik. Nuk ka rëndësi se çfarë pasaportë kanë apo gjuhë që flasin, por kjo pasuri, në vend që të ishte për Ballshin, u kthye në mallkim për të gjithë ju. S’dua të lë jashtë vëmendjes sakrificën e grave tuaja, e nënave tuaja. Akti i tyre për futjen në greve urie, ishte i madh. Që këto të zeza mos të përsëriten më, kushti i të gjitha kushteve është që politika mos t’i futet kësaj çështje me mendimin se çfarë do të përfitojnë. Ju premtoj dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Nga dita e parë e deri tek ditët e ardhshme zyrtarët nuk do të kenë jo vetëm mbrojtje, por do të kalojnë në disa lupa. Ata do të ballafaqohen me kontrollin më të lartë qeveritar, parlamentar. Është kjo garanci që ju jap sot. Është ky zotim që më ka sjellë para kësaj porte. Dua që kur të vijë herën tjetër, t’ju shoh së pari më këtë garanci ë bërë realitet. Me zyrtare shqiptarë që do të jenë me vetting të pandërprerë politike dhe privat, pasi do të kenë në dorë një pasuri të madhe. Këtë e marr unë përsipër, me ndihmën e Alibeajt, apo të tjerëve. Por e marr unë përsipër. Ai që erdhi para jush me premtime të mëdha, vetëm e përkeqësoi gjendjen tuaj. Përgjegjësi është dhe do të jetë gjithmonë qeveria, kryeministri. Ato para do t’i merrni si detyrim i përgjegjësisë shtetërore ndaj jush. Është premtim ndaj jush. Përgjegjësia qeveritare do të nisë me atë që ju kam thënë kur dergjeshit në grevë urie. Shteti shqiptar do të marrë përsipër pagesën e kontraktorit dhe do të përdorë fuqinë ligjore që ta rikuperojë nga ata që kanë mbushur xhepat. Paratë do t’i merrni si detyrim i përgjegjësisë shtetërore ndaj jush, premtimi për taksapaguesit, asnjë qindarkë nga ta për ju, por do i nxjerrim nga xhepat dhe llogaritë e tyre bankare. Ky është një korrigjim i pjesshëm.”, tha Basha.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑