E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!

Parandalohet krimi në Tiranë, arrestohet 22-vjecari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 kane parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale.

Nje person eshte vene ne pranga, pasi ka perplasur me makine mjetin e nje personi tjeter dhe me pas, e ka ndjekur me arme, duke e kanosur. Policia jep detajet e operacionit te koduar “Selvia”.

Ne pranga eshte vene shtetasi L. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

“Shtetasi L. M., për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur në rrugën e “Dibrës” me mjetin e tij qëllimisht mjetin që drejtohej nga shtetasi G. D., 23 vjeç. Pas përplasjes së mjeteve ky shtetas ka dalë nga mjeti duke ndjekur dhe kanosur me armë zjarri shtetasin G. D., i cili ka arritur të largohet dhe të njoftojë Policinë”- sqaron policia.

Vihet në pranga një 22-vjeçar i cili për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur me mjetin e tij, qëllimisht mjetin e një tjetër shtetasi dhe më pas e ka ndjekur atë duke e kanosur me armë zjarri.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me një krehër me pesë fishekë dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë për një konflikt midis dy shtetasve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, finalizuan operacionin policor të koduar “Selvia” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– L. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Shtetasi L. M., për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur në rrugën e “Dibrës” me mjetin e tij qëllimisht mjetin që drejtohej nga shtetasi G. D., 23 vjeç. Pas përplasjes së mjeteve ky shtetas ka dalë nga mjeti duke ndjekur dhe kanosur me armë zjarri shtetasin G. D., i cili ka arritur të largohet dhe të njoftojë Policinë.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 kanë reaguar menjëherë duke bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit L. M.
Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia gjeti armën e zjarrit me një krehër me pesë fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin që ky shtetas drejtonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Kanosje” “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Shkatërrim prone” në ngarkim të shtetasit L. M.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑