Panik nga tërmeti në Tiranë, njerëzit dalin nëpër rrugë.

Lëkundjet të reja regjistrohen në këto momente në Tiranë dhe Durrës. Lëvizjet sizmike kanë qenë shumë të forta, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar sërish panik. Njerëzit kanë dalë sërish nëpër rrugë.

Sipas IGJEUM , tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ëshë regjistruar në Detin Adriatik.

Lëkundjet e reja të tërmetit janë ndjerë në disa qytete të vendit. Kjo gjendje dramatike ka bërë që operacionet e kërkim-shpëtimit të ndërpriten në vatrat e nxehta, konkretisht në qytetin e Durrësit dhe në Thumanë.

 

Të Fundit