“Pamë sheshin historik”, Yuri Kim takim në Kukës me Gjicin:Folëm për aeroportin

Ambasadorja e SHBA–ve në Shqipëri Yuri Kim ka qenë ditën e sotme në Kukës, teksa ka zhvilluar një takim me Safet Gjicin.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjici  nëpërmjet një statusi në rrjetet e tij sociale, teksa shkruan ndër të tjera se sëbashku me ambasadoren kanë folur për aeroportin e ri të Kukësit.

Në një intervistë për gazetarët, Gjici ka treguar gjithashu se sëbashku me Kim kanë dalë në ballkonin e Bashkisë, për të parë atraksionet që ky qytet ofron, por edhe vlerat e tij histrorike.

“I lumtur që mirëprita Ambasadoren e SHBA- së në Tiranë, Znj. Yuri Kim. Vizita e parë zyrtare në Bashkinë e Kukësit, ishte një kënaqësi e veçantë për mua dhe qytetarët kukësian.

Bashkëbiseduam për shumë tema ku sigurisht kryefjalë ishte Kukësi, mbështetja e vazhdueshme e Ambasadës Amerikane përmes programeve të ndryshme, thellimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen do jëtë prioriteti ynë.

I tregova Znj. Kim atraksionet që ofron territori i Bashkisë së Kukësit, vlerat natyrore dhe njerëzore, por mbi të gjitha bujarinë dhe mikpritjen e kuksianëve, të cilët e treguan në luftën e Kosovës, duke pritur në pranverën e 99-ës, 1 milion kosovarë”.- shkruan Gjici në rrjetet sociale./

Të Fundit