Pallati i demtuar pa shirit, godina pa krisje shpallet e pabanueshme.

Ndalemi në Kombinat në rrugën “Dionis Filozofi” ose Rruga e Qelqit. Pallatet e ndërtuara në vitet ‘52-‘53 dhe banesat private të pas 1990-ës janë dëmtuar ndjeshëm, aq sa banorët kanë frikë të jetojnë në to.Pasi gazetarja e emisionit “Stop” kontaktoi me zyrën urbanistike të njësisë numër 6 në Kombinat, pallatit iu vu shiriti, që e konsideron të pabanueshëm.Po në Kombinat, në rrugën “Henriko Telino” në godinën e ish-Kombinatit Tekstil, të quajtur “Kadife”, banojnë rreth 60 familje. Nga tërmeti i 26 nëntorit kjo godinë është vlerësuar si e pabanueshme dhe i është vendosur shiriti, edhe pse ajo nuk ka as dëmtimin më të vogël. Banorët shprehen, se banojnë aty prej shumë vitesh dhe kanë edhe certifikata pronësie.Ata thonë, se kanë shkuar në Njësinë Bashkiake, ku u kanë thënë, se shiriti nuk është vendosur nga ata. Tek Enti Kombëtar i Banesave, u thuhet të mos dalin nga shtëpitë. Tek Instituti i Ndërtimit gjithashtu ngrenë supet.Në këto kushte i jemi drejtuar Njësisë Bashkiake numër 6 dhe administratori Adriatik Mero, shprehet, se i takon Institutit të Ndërtimit vlerësimi për godinën.

Të Fundit