Paguan kredinë prej 18 milionë Lekësh, Kadastra nuk i liron pronën!

Mimoza Noka tregon, se vjehrri i saj ishte dorëzanë për një shokun e tij, i cili kishte marrë kredi në një bankë. Shoku nuk e shleu kredinë, kështuqë vjehrri duhet të paguante detyrimet, prandaj dhe iu bllokua një tokë. Më pas detyrimet u shlyen. Vjehrri nuk jeton më dhe prej dy vitesh zonjës i ka vdekur edhe bashkëshorti. Celja e trashëgimisë është bërë dhe zonja kërkon, që të marrë pjesën e saj, por prona vazhdon të jetë e bllokuar edhe pse ka depozituar dokumentat, që detyrimet janë shlyer. Kadastra kërkonte dokumentin original dhe ai u dorëzua. Së fundmi i erdhi një shkresë, që problematika ishte ezauruar dhe më pas nisi problemi nga fillimi, pasi numri i pasurisë ishte gabim dhe nuk ishtë dokumenti origjinal. Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”,problematika u zgjidh dhe prona do të lirohet nga masa sekuestro konservative.

Të Fundit