“Pa palestër, laboratorët kyçur”! Kushtet skandaloze te gjimnazit në Kamëz

Denoncimi i një nxënësi na çoi në gjimnazin “Elez Isuf Ndreu” në Kamëz, ku u evidentuan problematika, që lidhen me amortizimin e godinës, gjendjen e tualeteve dhe mungesën e kushteve të përshtatshme për ngrohje.Problemet nuk përfundojnë këtu. Shkolla nuk ka një palestër funksionale, për zhvillimin e orëve të edukimit fizik. Ambienti,i prezantur si palestër ishte një klasë, ndërsa nxënësit e zhvillojnë aktivitetin fizik në ambientet e jashtme. Po ashtu, laboratorët e informatikës, fizikës, kimisë dhe biologjisë ishin të mbyllur. Drejtori i shkollës, Ilir Lashi, i mohon këto problematika.Ne shkuam në Bashkinë e Kamzës, ku nënkryetari Gentian Biçukaj deklaroi, se rikonstruksioni i plotë i shkollës, pritet të nisë në vitin 2027. Sipas tij, projekti parashikon edhe ndërtimin e një palestre në katin e tretë, për shkak të mungesës së sipërfaqes së tokës.

Të Fundit