Olti Curri pa vetëdije mes emisionit fshin djersët me Lekët dhe jo me farcoletë

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, është folur për fobinë. Një ndër të ftuarit ka qenë ekonomistja Denisa Kele e cila po tregonte një histori kur ishte me pushime në veri, gjatë natës i ka hipur në kurriz një gjarpër.

Olti Curri duke i patur dhe ai fobi gjarpërinjtë, nxori farcoletën për të fshirë djersët. Në ato momente ai kuptoi se gjatë emisionit ka fshirë djersët me Lekët që kishte në xhep dhe jo me farcoletën që kishte tek xhepi tjetër duke shkaktuar të qeshura në studio.

“Unë kam që qëparë që po më kalojnë djersë të ftohta duke folur për temën dhe unë do shkoja tek kafja dhe kam disa Lekë këtu në xhep dhe xhepi tjetër ka farcoletën dhe unë kam një orë emision që fshihem me Lekë nga sikleti, ndërkohë që farcoletën e kam tek xhepi tjetër dhe po shikoja veten në televizor, thashë çfarë po bëj si në dasmë”, ka thënë Olti Curri duke qeshur./tvklan.al

Të Fundit