Olta Xhaçka: Rusia t’i bindet urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas vendimit të Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë për agresionin ndaj Ukrainës.

“Mirëpritëm urdhrin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për masat e përkohshme të pezullimit të menjëhershëm të operacioneve ushtarake nga Rusia ose ndonjë organizatë apo person”, thuhet në reagim.

Më tej Xhaçka shton se “Shqipëria mbështet plotësisht përgjegjësinë për çdo krim të kryer në Ukrainë dhe i bën thirrje Rusisë që t’i bindet urdhrit të Gjykatës”./tvklan.al

Të Fundit