OKB: Kriza ushqimore, më e rënda nga Lufta e Dytë Botërore

Lufta në Ukrainë ka krijuar një krizë ushqimore e cila do të ketë ndikim global më shumë se çdo ngjarje tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo ishte deklarata e Kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley, të martën.

Arsyeja është se shumë nga fermerët ukrainas që prodhojnë një sasi të konsiderueshme të grurit në botë po luftojnë me rusët, ndërsa edhe territori i Ukrainës po bëhet i papërshtatshëm për kultivim, për shkak të bombardimeve.

Beasley tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se çmimet e ushqimeve po arrijnë nivele rekord.

Ukraina dhe Rusia prodhojnë 30% të furnizimit me grurë në botë, 20% të misrit dhe deri 80% të vajit të lulediellit.

Lufta ka sjellë ndikim të menjëhershëm në tregun shqiptar të ushqimeve, me produktet e shportës që janë rritur rreth 33%.

Të Fundit